Futboll Sport

BEFASIA TEK COPA AMERICA/ Dhuruan 4 gola, Japonia ndal Uruguain (VIDEO)

Uruguai nuk ka marrë më shumë se një barazim 2-2 përballë Japonisë në ndeshjen e dytë për fazën e grupeve të Kupës së Amerikës.

Ndeshja e vlefshme për grupin C, e zhvilluar në ‘Arena do Gremio’, ka dhuruar katër gola, por jo fitues.

Koji Miyoshi zhbllokoi rezultatin duke kaluar në avantazh Japoninë, por gëzimi i tyre zgjati vetëm 7 minuta kur Luis Suarez barazi 1-1 nga pika e bardhë e penalltisë.

Ishte përsëri Miyoshi, që në minutën e 59’ ktheu avantazhin e Japonisë, ndërsa për golin e barazimit mendoi Jose Gimenz.

Pas dy ndeshjeve, Uruguai pozicionohet në vendin e parë në Grupin C me 4 pikë të grumbulluara, një më shumë se Kili.

Related posts

TRONDITET FUTBOLLI ITALIAN/ Vdes ish-presidenti i gjigantit të Serie A…

Delo.autor

Reali i Madridit FIKSOHET pas Milinkovic-Savic/ Ja oferta e fundit STRATOSFERIKE për serbin

Sadik.Autor

ÇFARË NDODHI? Higuain pështyn në tunelin e Man.City. Polemikat…

Delo.autor

Leave a Comment