Futboll Sport

ËSHTË ZYRTARE/ Pas 18 vitesh, Fernando Torres i jep fund karrierës në futboll

Fernando Torres ka njoftuar fundin e karrierës në futbollin aktiv.

Sulmuesi spanjoll, që vesh fanellën Sagan Tosu, njoftoi se të dielën e ardhshme do të jetë ndeshja e tij e fundit në karrierën e tij të gjatë dhe profesionale.

“Unë kam për t’iu komunikuar diçka të rëndësishme. Pas 18 vitesh emocionuese, ka ardhur koha të përfundoj karrierën time. Të dielën e ardhshme, në ora 10:00, do të ketë një konferencë për shtyp, ku lojtari do të shpjegojë arsyet”, thuhet në një postim të futbollistit në Tëitter.

Torres gjatë karrierës së tij, ka veshur fanellat e Atletico Madrid, Liverpool, Chelsea dhe Milan.

Related posts

PAS GAFËS/ Hugo Lloris dëmtohet rëndë duke thyer krahun. Largohet me barelë (FOTO)

Delo.autor

Hazard apo Neymar? Ja kë duan tifozët e Realit për të qenë trashëgimtari i Ronaldos

Isa.Autor

E PABESUSHME/ Lëvizje dhe gjuajtje perfekte, shikoni SUPER GOLIN e mesfushorit Rapo në Kosovë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment