Futboll Sport

MBYLLI NJË SEZON TË SHKËLQYER/ “Modestia” e Ibrahimovic: Jam kërcënimi i vetëm, nuk po shoh…

Zlatan Ibrahimoviç ka mbyllur një sezon mjaft të mirë në MLS amerikane, duke shënuar gola në mënyrë të vazhdueshme dhe duke dhuruar spektakël. Këtë spektakël, sulmuesi suedez premton se do ta rrisë në sezonin e ri duke pranuar se do të ketë gjëra edhe më të bukura që nuk janë parë sezonin e fundit.

Ai nuk ka harruar t’i thurë elozhe vetes së tij, ashtu siç bën edhe herë të tjera. Sulmuesi suedez shprehet se ka shumë futbollistë të mirë në MLS, por ende nuk po arrin të gjejë një që të jetë si ai vetë.

“Unë nuk jam një surprizë në kampionatin amerikan, por jam një legjendë. Në këtë kampionat, do të shihni gjëra të cilat nuk i keni parë sezonin e kaluar pasi jemi maturuar më shumë dhe për titullin, janë të gjitha ndeshjet e hapura. Nuk shoh një favorit dhe kjo është e bukura e MLS-së. E konsideroj veten kërcënimin më të madh për kampionatin dhe për çdo kundërshtar. Ka shumë futbollistë të mirë, por asnjë nuk më duket si unë, nuk ka një Zlatan tjetër”, u shpreh suedezi.

Related posts

MERKATO E JANARIT/ Real Madrid nis “LUFTËN” pas Edin Dzekos

Isa.Autor

Roma heq dorë nga Badelj, ‘piketon’ Mateo Kovacic për merkaton e verës

Q.Autor

Modelja e famshme nudo për Interin, një motiv më shumë që zikaltrit të dalin nga kriza (FOTO)

Q.Autor

Leave a Comment