Futboll Seria A Sport

DE LIGT NJË HAP LARG SERIE A/ Juventus gati t’i paguajë talentit holandez shifrën…

Skuadra e Juventus duket se është e vendosur që të sigurojë shërbimet e yllit të Ajax Amsterdam, Matthijs De Ligt.

19 vjeçari i cili mbron edhe ngjyrat e kombëtares së Holandës është një prej lojtarëve më të përfolur të afatit kalimtar veror deri në këtë pikë.

Skuadra si Barcelona, Juventus e Paris Saint Germain ishin ato që kërkuan me ngulm shërbimet e lojtarit, por së fundmi duket se janë vetëm kampionët e Italisë ata që mbajnë shpresat e gjalla.

Optimizmi në ‘Allianz Stadium’ është rritur me Juventusin që synon të paguajë gjithçka që ta ketë De Ligt në radhët e veta.

‘Goal’ shkruan se Juve janë të gatshëm t’i paguajnë lojtarit deri në 15 milionë euro në vit.

‘Zonja e vjetër’ gjatë orëve të fundit ka pasur kontakte të vazhdueshme me përfaqësuesit e Ajax, por edhe me Mino Raiola.

Mbetet të shihet se kur do të zyrtarizohet e ardhmja e Matthijs De Ligt.

Related posts

SFIDË ME AROMË SUPERIORE NË KOSOVË/ Gjilani i Mezanit thyen në shtëpi Prishtinën

Delo.autor

Lopetegui flet për herë të parë pas shkarkimit nga Spanja: Jam i trishtuar, por shpresoj që…

Sadik.Autor

NË PRAG TË NDESHJES NDAJ KUKËSIT/ Trajneri Shkëmbi: Ne synojmë të arrijmë në…

Delo.autor

Leave a Comment