Futboll Kategoria Superiore Sport

TIRANA KËRKON NJË TJETËR “GARDIAN”/ Pranë rikthimit ish-portieri i “bardhebluve”…

Edvan Bakaj mund të jetë lojtari më i ri i bardhebluve. Portieri i Luftëtarit gjysmën e dytë të sezonit dhe ish-i bardheblu është shumë pranë rikthimit te Tirana.

Janë burime pranë klubit dhe lojtarit që e bëjnë me dije një fakt të tillë. Mësohet se palët janë shumë pranë akordit. Një burim pranë futbollistit bëri me dije se çdo fjalë ka bazë, por gjithçka do të shihet në ditët në vazhdim, nëse do të ketë një marrëveshje mes Bakajt dhe Tiranës. Kujtojmë se Bakaj do të jetë një nga tre portierët, së bashku me Ilion Likën dhe Alesio Abibin, gjithmonë nëse arrin marrëveshjen me Tiranën.

Edvan Bakaj ka luajtur gjysmë sezoni me Luftëtarin dhe gjysmë sezoni me Dritën. Me Luftëtarin mes kampionatit dhe Kupës ka koleksionuar 6 takime dhe 540 minuta. Në Kosovë, Bakaj ka luajtur me Lirinë dhe më pas me Dritën, por në janar për arsye familjare u detyrua të kthehej në Shqipëri dhe luajti në Gjirokastër.

Edvan Bakaj ka qenë edhe më parë pjesë e Tiranës. Ai ka luajtur nga 2014-ta, deri në verën e 2017-ës, kur vendosi të ndërrojë skuadër dhe shtet. Veç Tiranës, Bakaj ka luajtur me Partizanin, Besën, Dinamon, Laçin Tiranën, Luftëtarin, Lirinë dhe Dritën.

Related posts

BARCELONA-LYON/ “Katalanasit” të udhëhequr nga “Pleshti” në këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Largimi nga Alaves, De Biasi flet për rikthimin në Serie A

Q.Autor

E DUAN TË GJITHË/ Tri arsye përse POGBA do të zgjedhë JUVEN, para BARCELONËS

Isa.Autor

Leave a Comment