Futboll La Liga Sport

VAZHDOJNË POLEMIKAT PAS ÇMIMEVE “FIFA THE BEST”/ “Shpërthen” babai i yllit të Real-it: Ku është djali im?

Vazhdojnë polemikat për çmimet e dhënë me rastin e FIFA The Best.

Këtë herë kritika ka ardhur nga Thierry Courtois, babai i portierit të Real Madrid, Thibaut, i pakënaqur me përjashtimin e djalit nga tre portierët më të mirë të vitit.

“Nuk e kuptoj pse djali im nuk është përfshirë në listën e kandidatëve për titullin e portierit të vitit”, ka thënë ai për L’Avenir.

“Mendoj se atletët e mëdhenj nuk respektohen aq sa duhet në Belgjikë. Na pëlqen më shumë që t’i japim rëndësi humbjes së dikujt”.

“Unë mund të them se Thibaut do të jetë gjithmonë krenaria jonë dhe se befason në çdo ndeshje me punën që bën në fushë. Bën gjithmonë diçka të çmendur si pritja ndaj Atletico-s që askush nuk e priste”.

Related posts

E BUJSHME NË ITALI/ Ylli i La Ligas dhe ai i Ligue 1 duan Milanin, ja emrat

Delo.autor

PAS HUMBJES NDAJ BENEVENTOS/ Trajneri Pirlo: Duhej të ishim të qetë, por ne bëmë shumë gabime dhe…

Delo.autor

E BUJSHME/ Fati i Gattusos me Napolin duket i caktuar, tek skuadra e De Laurentiis priten rikthime të mëdha

Delo.autor

Leave a Comment