Futboll Seria A Sport

“ZIKALTËRIT” NË GJURMËT E SULMUESIT/ Roma i kthen përgjigje Marottës për Stephan El Shaarawy

Stephan El Shaarawy është një nga lojtarët më të spikatur te Roma dhe kjo ka bërë që ai të tërheqë vëmendjen e skuadrave të tjera.

Sipas mediave italiane, në gjurmët e sulmuesit ishte vënë Interi, i cili e sheh si zëvendësuesin ideal në rast largimi të Ivan Perisic.

Por, sipas asaj që shkruan sot “Corriere dello Sport”, Roma nuk dëshiron ta shesë lojtarin.

Drejtuesit verdhekuq i kanë ofruar 26-vjeçarit rinovimin e kontratës, e cila përfundon në vitin 2020.

Por ka një ngadalësim të negociatave, kjo për shkak se lojtari dëshiron rritje të pagës që merr aktualisht.

Marrëveshja për rinovimin e kontratës pritet të mbyllet së shpejti dhe lojtari do të fitojë 3 milionë euro, plus bonuse.

Related posts

“ISHIM TË GJITHË FRIKËSUAR NGA TËRMETI”/ Rrëfen trajenri Cungu: Duhet të jemi gati për gjithçka…

Delo.autor

Solidariteti pas tragjedisë/ Skuadrat e Samp dhe Genoa bashkë në funeralin e viktimave

Isa.Autor

Legjionarët/ Ëndrra amerikane ngec në trekëndëshin e Bermudës

Sadik.Autor

Leave a Comment