Futboll Kategoria Superiore Sport

MBYLL TESTIN E PARË ME BOSHNJAKËT/ Merr “shuplakë” Partizani në debutimin e trajnerit Lerda

Partizani po zhvillon fazën përgatitore në Slloveni, teksa pasditen e sotme luajti një ndeshje miqësore me kampionen e Bosnje Hercegovinës, FK Sarajevo.

Ky takim u luajt në stadiumin “Gornja Radgon” dhe u mbyll me fitoren e thellë 5-1 të boshnjakëve.

Në pjesën e parë Sarajevo shënoi katër gola, ndërsa nga një për secilin ekip u realizuan në fraksionin e dytë.

Goli i vetëm për Partizanin i shënua nga Mensah në minutën e 75-të.

Ky ishte testi i parë për Partizanin në tokën sllovene dhe trajneri italian, Franko Lerda, debuton me humbje.

Related posts

“Bisha” Kristiano Ronaldo, me golat ndaj Spanjës barazon rekordin e magjikut Pele (VIDEO)

Sadik.Autor

Nuk bindi/ Milani mendon ta huazojë sulmuesin që e bleu për një shifër rekord

Sadik.Autor

FOTOLAJM/ Dëmtimi i tmerrshëm që Valon Berisha pësoi ndaj Lille

Delo.autor

Leave a Comment