Futboll Sport

KATAR-ARGJENTINË/ Messi luan në këtë ndeshje për “jetë a vdekje” (FORMACIONET ZYRTARE)

Do të luhen mbrëmjen e sotme në orën 21:00 dy ndeshjet e fundit në Grupin B të Kupës së Amerikës.

Argjentina dhe Katari, të dyja me nga një pikë pas dy ndeshjesh, përballen në “Arena do Gremio”, në një takim që për bardhekaltrit kërkohet vetëm fitorja, për të shmangur një turp, që do i linte pa kualifikuar për në fazën tjetër të kompeticionit.

Por, edhe nëse fitojnë, mendjen do e kenë edhe nga takimi tjetër, mes Kolumbisë dhe Paraguait.

Kolumbianët i kanë fituar dy sfidat e para, dhe e kanë të sigurt vendin e parë në grup.

Por, nëse Paraguai fiton, Argjentina edhe me një fitore hipotetike, do mbetej në vendin e tretë, duke shpresuar kështu që të kualifikohej si një nga dy vendet e treta më të mira.

Në tabelën e mëposhtme mund të shihni formacionet zyrtare të sfidës që Argjentina e Lionel Messit do të luajë përballë Katarit.

Related posts

BARAZIM PA GOLA/ Teuta dhe Kukësi ndajnë pikët në “Elbasan Arena”

Delo.autor

ÇASTET MAGJIKE TË LIONEL MESSSIT/ Momenti kur bie në krahët e familjes: Dua të shkoj në Argjentinë për të dëshmuar këtë çmenduri

F.autor

“DËSHTIMI” TEK MAN UNITED/ Sulmuesi Lukaku në fjalorin e OXFORD si folje…

Isa.Autor

Leave a Comment