Futboll Kategoria Superiore Sport

PËRGATITJET PËR EUROPA LEAGUE/ Kukësi dhe Laçi zhvilluan ndeshjen miqësore, ja rezultati

Kukësi dhe Laçi luajtën ditën e sotme në stadiumin e qytetit të Librazhdit, një takim miqësor mes tyre, në kuadër të përgatitjeve për ndeshjet në Ligën e Europës.

Ernest Gjoka e nisi në formacionin titullar, me të gjithë lojtarë nga sezoni i kaluar, ndërsa blerjet ishin në stol, ndërkohë, Starova kishte hedhur disa të rinj të ardhur tek Laçi, nga minuta e parë.

45 minutat e para u mbyllën të qeta, dhe pa gola në të dyja portat.

Ndërkohë, me nisjen e të dytës, ishte Laçi që shënoi dy herë. Në minutën e 60-të, golin e gjeti Rudolf Turkaj, mbrojtësi i ardhur këtë verë tek Laçi.

Ndërkohë, në minutën e 71-të ishte mesfushori Ardit Deliu që shënoi të dytin, i cili do të ishte dhe i fundit, me takimin që në fund u mbyll me shifrat 0-2.

Kujtojmë se kjo ishte ndeshja e parë miqësore për Kukësin, ndërsa Laçi më parë kishte zhvilluar edhe një takim ndaj Teutës, i cili u fitua po nga ekipi i Starovës, por me shifrat 1-0.

Related posts

Një gjeolog zbulon makthin më të madh të Messit

Delo.autor

MOMENTE TRONDITËSE/ Barella në lot, axurrët e tjerë të shokuar. Ja si u përcoll arresti kardiak i Eriksen (VIDEO)

Delo.autor

“CAS” MERR VENDIMIN/ Prej 4 vitesh në gjyq, Barcelona fiton 2.9 milionë euro për ish-lojtarin e Inter…

Delo.autor

Leave a Comment