Kategoria Superiore Shqipëri

LIVE/ E pabesueshme, Tirana me 10 lojtarë kalon në avantazh ndaj Kukësit

Në stadiumin “Selman Stërmasi” në kryeqytet po luhet ndeshja e parë çerekfinale e Kupës së Shqipërisë me Tiranës dhe Kukësit, shkruan SYRI.net.

Në minutën e 23-të ka tension në fushën e lojës. Turtulli ndal sulmuesin e Kukësit, Guri, jashtë zone dhe gjyqtari kryesor e ndëshkon me karton të kuq.

Lojtarët e Tiranës protestojnë, por nuk ka kthim pas të vendimit nga ana e arbitrit kryesor Kola dhe bardheblutë pjesën e mbetur të takimit do ta luajnë me 10 vetë.

Edhe pse me një lojtar më pak, vendësit kalojnë në avantazh. Sentamu në minutën e 40-të shënon me kokë pas një harkimi të Kërçikut nga e djathta.

Related posts

SHQIPËRI-POLONI/ Ndeshja e pezulluar në “Air Albania”, vjen paralajmërimi zyrtar për tifozët

Delo.autor

SFIDA NDAJ LAÇIT/ Shehi kërkon maksimumin, Tirana ndaj “Kurbinasve” me më të mirët

Delo.autor

LIVE| Luftëtari-Skënderbeu, Korçarët me 2 sulmuesë. Shehi hedh në fushë Krasniqin

Delo.autor

Leave a Comment