Futboll Seria A Sport

SARRI ARRIN ME SUKSES “GODITJEN” E PARË/ Ja kur mbërrin blerja e bujshme në Torino

Andrien Rabiot sezonin e ri do të veshë fanellën e Juventusit.

Ditën e mërkurë mesfushori francez do të firmosë një kontratë 5-vjeçare me klubin bardhezi ku do të përfitojë 7 milionë euro në sezon.

Pas disa ditësh Rabiot do të jetë një lojtar i lirë dhe nuk do të ketë asnjë lloj detyrimi ndaj skuadrës së tij aktuale dhe drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” e kanë bindur që të bëhet pjesë e tyre për sezonin e ardhshëm.

Juventusi kishte një përballje me Barcelonën e cila ishte e interesuar prej shumë muajsh për lojtarin, por në fund ia doli ta fitojë betejën me skuadrën katalanase.

Related posts

Santos refuzoi t’i paguajë pagën, Gabigol pranë transferimit tek Sao Paolo

Q.Autor

Humb 37 kg, ish-futbollisti kërkon të luajë Botërorin me Egjiptin

Sadik.Autor

PREMIER LEAGUE/ Wenger sulmon tifozët e Arsenal

Sadik.Autor

Leave a Comment