Futboll Shqipëri Sport

BARAZIMI ME TIRANËN/ Dita: Trajneri më ka dhënë besim, shpresoj që në derbi të fitojë…

Pas ndeshjes së zhvilluar në “Selman Stërmasi” midis Tiranës dhe Skënderbeut për mikrofonat e “Supersport” foli dhe lojtari i ndeshjes, Bruno Dita i cili u shpreh:

Duhet të jesh i kënaqur në aspektin personal, por po shfaqesh dhe si golashënues…

Po është e vërtetë jam shprehur shumë mirë. Trajneri më ka dhënë besim dhe e kam bërë detyrën time deri diku. Kam akoma gjëra për të përmirësuar.

Rasti i golit, si lojë fëmijësh. Si mundesh që ti shpëtosh mbrojtjes ashtu?

Ishte mungesë përqendrimi nga lojtarët e Tiranës. Ndërkohë që ne kemi dy javë që e perfeksionojmë këtë skemë.

Ka zëra për ju dhe Alitin që do të largoheni në janar. Konfirmoni ndonjë gjë?

Për momentin nuk di gjë, është klubi që mendon për mua për të ardhmen. Unë jam maksimumin në fushë.

Mendoni se ka ardhur koha për një kampionat më cilësor… Javën tjetër është derbi Tirana-Partizani, kush do që të fitojë?

Shpresoj që në derbi të fitojë Tirana. Të luajë si me ne. Luajtën mirë sot. Shpresojh të fitojë Tirana dhe ne të bëjmë punën tonë. Në mesin e fushës jap maksimumin. Nuk është roli im i preferuar, por ma ka kërkuar trajneri.

Ju gëzon që morët pikë në transfertë me Tiranën, apo mërzitesh që humbët mundësinë për të kaluar Partizanin?

Partizani ndaloi duhet të bënim punën tonë. Pavarësisht rezultateve që ka pasur, Tirana është një ekip i mirë. Shpresojmë që ti rikuperojmë këto pikë që lamë.

Related posts

LIVE/ La Liga: Mbyllet ndeshja Real Madrid-Cadiz. Rezultati 0-0

Delo.autor

PASI FITOI ÇMIMIN SI “TRAJNERI MË I MIRË I VITIT” NGA FIFA/ Klopp: Ishte një sezon fantastik. Ishte një periudhë e vështirë për të gjithë, kemi…

Delo.autor

Manchester United kërkon për mesfushorin e Barcelonës!

Sadik.Autor

Leave a Comment