Futboll Sport

FITORE MADHËSHTORE/ Ekipi shqiptar kalon në finalen e para-eliminatoreve në Champions (VIDEO)

Ekipi kampion i Kosovës, Feronikeli, ia doli të fitonte takimin gjysmëfinal në turin para-eliminator të Champions League.

Në takimin e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës, Feronikeli fitoi minimalisht 1-0 ndaj ekipit kampion të Gjibraltarit, Linkoln Red Imps.

Ndeshja u vendos që në minutën e 3-të, pas një goli të bukur nga jashtë zone të Mendurim Hotit. Me kalimin e minutave, Feronikeli provoi, por nuk arriti të shënonte edhe golin e dytë.

Në pjesën e dytë, ekipi kundërshtar rriti dozën e sulmeve, dhe provoi më shumë drejt portës së ekipit shqiptar, por deri në fund nuk arritën të shënonin. Kështu, Feronikeli kalon në finalen e këtij turi para-eliminator, dhe do të përballet ndaj ekipit që fitoi gjysmëfinalen tjetër, kampionëve të Andorrës, FC Santa Koloma. Nëse fiton edhe në finale, Feronikeli kalon në turin e parë të Champions League.

Related posts

GJITHMONË UNIK/ Talenti i futbollit italian rikthehet në fushë pas 20 muajsh pushim

Isa.Autor

ZYRTARE/ Endrich largohet nga Real Madrid, transferohet në Francë

F.autor

MotoGP/ Marquez pëlqen të përplaset me Rossin, nisin polemikat

Sadik.Autor

Leave a Comment