Futboll Sport

Çfarë nuk u pa në “Philip II Arena”/ Tifozët e Shkëndijes çudisin me veprimin e tyre

Skuadra e Shkëndijes është ndalur mbrëmjen e sotme në “Philip II Arena” nga Rosenborgu, takim në të cilin kuqezinjtë janë mundur me rezultatin 2-0, ndërkohë që rezultati i sfidë së parë ishte 3-1, duke çuar në 5-1 rezultatin e përgjithshëm.

Sigurisht që një mbështetje e fortë për kuqezinjtë ishin tifozët. Edhe pse Shkëndija ishte duke humbur, të paktë qenë ata tifozë të cilët lanë shkallët e stadiumit pa përfunduar takimi, ndërkohë që tifo-grupi “Ballistët” kanë qëndruar në këmbë duke brohoritur derisa gjyqtari ka njoftuar fundin e takimit.

Edhe pse kuqezinjtë kanë mbyllur këtu ëndrrën europiane, skualifikimi i tyre ishte i ndershëm kjo sepse fati mbrëmjen e sotme nuk ishte në krahun e tyre, ndërkohë që miqtë shfrytëzuan situatën e krijuar në fund dhe mundën të kalonin në avantazh duke shënuar dy gola të shpejtë dhe vënë “kapakun” kualifikimit për në fazën tjetër të Europa Leagues.

Related posts

CHAMPIONS CUP/ Arsenal-PSG: Francezët kanë shumë mungesa

Isa.Autor

Antonio: Zaza në Milan? Do të shohim është një mundësi por për tani, nuk ka diçka të re për të ardhmen e sulmuesit

Sadik.Autor

NGA E KUQJA TEK E ZEZA/ Sezon me dritëhije, Champions-i në dy anët e medaljes së Milan-it

Delo.autor

Leave a Comment