Futboll Sport

HISTORI DASHURIE NË BOTËRONIN PËR FEMRA/ Dy futbolliste kapen duke u puthur në fushë, bëhet virale (FOTO)

Magdalena Eriksson nga Suedia dhe Pernille Harder nga Danimarka janë dy futbolliste që po jetojnë një histori dashurie që tejkalojnë çdo lloj rivaliteti në fushën e lojës.

Fotografia e puthjes mes tyre po bën xhiron e botës dhe kjo edhe për faktin se këto dy lojtare kanë qenë kundërshtare në kualifikueset e Botërorit të femrave me Suedinë dhe Danimarkën që ishin në Grupin 4 të kësaj faze.

Harder është një prej lojtareve më të rëndësishme në Evropë dhe aktivizohet te Wolfsburgu në Gjermani.

Danimarka nuk u kualifikua në Botëror, por kjo nuk e pengoi Pernille Harder të udhëtojë drejt Francës për të mbështetur të dashurën e saj, Eriksson, skuadra e së cilës (Suedia) ka arritur deri në çerekfinale.

Dy futbollistet janë njohur në kampionatin suedez dhe janë në këtë lidhje romantike prej 7 vitesh.

Related posts

VLERSIMI I KONTENSTUAR/ Milner TALLET me çmimin “Puskas” të SALAH

Isa.Autor

EKIPI NË KAOS TOTAL/ As Henri nuk i bën derman Monakos

Isa.Autor

United fiton garën e merkatos, talenti sllovak bëhet “djall”

Sadik.Autor

Leave a Comment