Futboll Sport

PA OFERTË NË MERKATO PËR SULMUESIN ANGLEZ/ Flet menaxheri i Majkëll Ngo: Ja e vërteta e ofertave

Shumë zhurmë për të ardhmen e Majkëll Ngo, por deri më tani sulmuesi anglez ka marrë një ofertë zyrtare vetëm nga klubi i Tiranës, që kërkon të rinovojë marrëveshjen edhe për një vit, me opsion për zgjatje pas përfundimit të sezonit.

Agjenti i FIFA-s sqaron se zërat e fundit për disa klube të huaja janë thjesht interesime dhe jo oferta zyrtare. “Që pas përfundimit të sezonit, duke qenë se unë menaxhoj sulmuesin, ka pasur interesim nga disa skuadra, por vetëm kaq, pasi nuk është bërë hapi konkret.

Është fakt që klube si Shkëndija e Tetovës, Sherif Tiraspoli apo edhe Lokomotiva e Zagrebit kanë kërkuar informacion për situatën e Ngosë. Lojtarit i ka përfunduar kontrata me Tiranën dhe deri në këto momente që po flasim, të vetmen ofertë zyrtare e ka nga klubi bardheblu. Po e shqyrtojmë këtë ofertë dhe në ditët e ardhshme Majkëll do të vendosë përfundimisht për të ardhmen e tij. Natyrisht, Tirana është pista më serioze. Kaq mund të them”, sqaroi dje menaxheri Cenolli.

Related posts

Pacult sërish befason me deklaratën e tij dhe kërcënon lojtarët e tij

Sadik.Autor

Lamtumira e Astorit/ Përloten Buffon dhe Chiellini, këto FOTO po bëjnë xhiron e botës

Q.Autor

“RASHICA”/ Altin Lala: Ende nuk e ka kuptuar potencialin që ka, bën diferencën në fushë

F.autor

Leave a Comment