Futboll

Mezani: Doli parashikimi i Xhelalit? Me sinqeritet, ishte ndeshje e luftuar!

“Unë mendoj që jemi futur në lojë për të fituar, por ka munguar dëshira që kemi pasur në ndeshjet e tjera. Mendoj që skuadra ka qenë pak nervoze sot. Është dashur që të zgjidhet kjo transfertë që në pjesën e parë. Do të ishte mirë, po nuk ia arritëm dot qëllimit.

Unë mendoj që kemi gabuar në markim. Doli parashikimi i Xhelal Mziut? Sinqerisht po iu them që kemi luajtur për ta fituar këtë ndeshje. Nuk më intereson çfarë thonë të tjerët. Sot nuk kemi qenë në lartësinë e duhur.

Në qoftë se një skuadër punon gjithë javës, nuk vjen për t’u tallur e për të hedhur poshtë gjithë djersën e vet. Më pastërsi po jua them se ndeshja ka qenë e luftuar.

Nuk mendoj që Teuta ka bërë ndonjë gjë më shumë se ne. Faza e katërt? Ndeshjet sa vijnë e bëhen më të vështira. Rasti i golit? Në atë kohë po orientoja që të markoheshin lojtarët kundërshtarë. Goli erdhi nga një neglizhim i yni në zonë. Duhet të nxjerrim mësime. Janë gabime të pafalshme, që një lojtar shtatlartë të mbetet i pamarkuar”.

Related posts

CHELSEA – NEWCASTLE/ “Blutë e Londrës” do synojnë të forcojnë vendin e katërt me fitore (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

LIVE/ Tirana-Kastrioti, Nis “finalja” e mbijetesës

Delo.autor

PYETET PËR PLANET E MERKATOS SË JANARIT/ Flet Zidane: Do ju them atë që mendoj! Bale…

Delo.autor

Leave a Comment