Futboll Sport

POLEMIKAT PËR KALIMIN NË “CAMP NOU”/ Neymar kërkon të rikthehet tek Barcelona, por…

Neymar ka kërkuar të kthehet në Barcelonë këtë verë, por ende nuk ka pasur bisedime me Paris Saint-Germainin për të, ka thënë zëvendëspresidenti i Barcelonës, Jordi Cardoner.

Muajt e fundit mediat e ndryshme botërore raportuan se Neymar nuk është i lumtur në Francë dhe se dëshiron të kthehet në atë që e ka quajtur, shtëpi, në “Camp Nou”.

Kjo tani është konfirmuar edhe nga numri dy i gjigantit katalanas.

“Nuk është koha të flasim për blerjet. Jemi në një proces shitjesh, në një periudhë që do të mbarojë më 30 të këtij muaji”, tha Cardoner i pyetur për Neymarin.

“Gjëja e saktë që duhet thënë është se Neymari dëshiron të kthehet në Barcelonë. Mua nuk më kanë pëlqyer shumë gjëra për largimin e tij, shumë gjëra”, shpjegoi ai.

“Ka pohime se ne e kemi blerë Neymarin. Nuk e kemi blerë askënd. Ne nuk e kemi ruajtur kontaktin me të. Ai dhe shumë të tjerë duan të luajnë për Barcelonën”, shtoi numri 2 i Barcelonës.

Related posts

BEFASON PSG/ Klubi francez dëshiron që të transferojë “DËSHTAKUN” e TOTTENHAM

Isa.Autor

Milan – Arsenal, super duel i Evropa Ligës

Q.Autor

PARALAJMËRON REAL MADRID DHE BARCELONËN/ Presidenti i La Liga-s: Duhet të keni frikë, sepse rrezikoni…

Delo.autor

Leave a Comment