Futboll Seria A Sport

ZBULON NJË EPISOD ME ISH-TRAJNERIN SARRI/ Koulibaly kujton: Më tha kam nevojë për ty, por nuk…

Kalidu Kulibali në një intervistë së fundmi, nuk ka nguruar të kujtojë marrëdhënien e tij me ish-trajnerin  Mauricio Sarri. Mbrojtësi i Napolit ka pasur një raport special, teksa kujton se si ish-tekniku i tij e kishte kërkuar me ngulm për ta pasur në dispozicion, ndërsa senegalezit po i lindte gruaja në spital. “ Nuk doja të zhgënjeja shokët e skuadrës, por më pas shikoj se më kishte ulur në stol”, rrëfen Kulibali. Ai është një i çmendur, por në aspektin pozitiv.

“ Kërkova leje, por Sarri mu përgjigj që jo. Më tha se kishte nevojë patjetër për mua. Më thoshte se nuk mund të ikja. Iu përgjigja se mund të bënte çfarë të donte, të më dënonte, të më jepte gjobë, duhej të shkoja në spital te gruaja. Dakord më tha, shko në spital por pastaj duhet të kthehesh për ndeshjen në darkë. Ishte i çmendur, por në sensin pozitiv. Gruaja ime ishte në spital duke rimarrë energjitë, edhe ajo kishte nevojë për mua, por nuk doja të zhgënjeja shokët e skuadrës, pastaj e dua shumë Napolin. Fillova të përgatitesha për ndeshjen dhe Sarri erdhi dhe vendosi në mur 11-tëshen që do të zbriste në fushë.

Kërkoja numrin tim, por nuk ishte. E pyeta nëse po bënte shaka. Por jo, më kishte ulur në pankinë. I thashë, por mister, gruaja ime, fëmija im. Më the që kishe nevojë për mua. Ma ktheu, po kam nevojë për ty, por kam nevojë për ty në pankinë. Gjithë ajo rrëmujë dhe nuk isha as titullar. Tani kur e kujtoj më vjen të qesh por në atë moment më vinte për të qarë”, rrëfeu Kulibali.

Related posts

“GABOVA NË NJË NDESHJE”/ Ish-arbitri i njohur: Uroja që Ronaldo ta humbte penalltinë

Delo.autor

(VIDEO) Bundesliga/ Dortmund kapërcen krizën, arrin fitoren e parë pas 8 ndeshjesh

Q.Autor

EPISOD I ÇUDITSHËM/ Nuk kishte me vete dokumente identifikimi, gjyqtarin e shpëton… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment