Futboll Sport

EUROPIANI U-21/ Gjermania “dramatike”, mposht Rumaninë dhe siguron finalen (VIDEO)

Gjermania është kualifikuar në finale të Kampionatit Europian për 21-vjeçarët.

“Pancerat” arritën një fitore të çmendur duke përmbysur Rumaninë me rezultatin 4-2, ndërsa goli i avantazhit erdhi vetëm në minutën e 90’ me anë të Gian-Luca Waldschmidt i cili realizoi edhe dopjetën e tij personale.

Golin Gjermania do e gjenin vetëm në minutën e 21’, me anë të mesfushorit të Hofenhaim, Nadiem Amiri. 22-vjeçari bën gjithçka vetë dhe driblon mbrojtjen rumune, duke shënuar një supergol.

Pas këtij goli, Rumani do të reagonte. Në minutën e 25’, ballkanasit fitojnë një penallti dhe sulmuesi Pushkash merr përsipër ekzekutimin e saj, duke shënuar dhe duke barazuar rezultatin. Në minutën e 42’, Rumani arrin të përmbysë gjithçka. Një krosim nga e majta shfrytëzohet mjaft mirë nga sulmuesi Pushkash, i cili me kokë shënon golin e dytë personal.

Pjesa e parë u mbyll në favor të Rumanisë. Në pjesën e dytë, Gjermania arriti të reagojë shumë shpejt, duke gjetur rrjetën në minutën e 51’. Një penallti e kontestuar shfrytëzohet në gol nga sulmuesi Luka Valshmid, që barazoi shifrat. Valshmid do të shënonte sërish, në minutën e 89’, me anë të një goditje dënimi. Numri 10 realizon një supergol, duke shtangur portierin Radu. Por spektakli nuk do të mbaronte këtu, pasi Amiri do të shnëonte sërish nga goditja e dënimit 3 minuta më vonë, duke vulosur fatet e takimit dhe duke çuar Gjermaninë në finale.

Related posts

MIDIS EMOCIONEVE DHE LUMTURISË/ Kapiteni i Liverpool përqafon babain që fitoi betejën me kancerin, bëhet virale (VIDEO)

Delo.autor

PLASIN POLEMIKAT NË ITALI PAS DEKLARATËS SË VAN BASTEN”/ Djali i Maradonës: Nuk dua ta çoj në gjyq

Delo.autor

(VIDEO) Lazio-Fiorentina, 6 minuta mjaftojnë për të shënuar golin e parë

Q.Autor

Leave a Comment