Futboll Kategoria Superiore Sport

TIRANA ZBULON AXHENDËN/ Ja vendi dhe data për kryerjen e fazës përgatitore

Është vendosur përfundimisht edhe programi i fazës përgatitore të Tiranës për sezonin e ri. Më 5 korrik do të shihet se cilët janë lojtarët e Tiranës në sezonin e ri.

Trajneri Ardian Mema ka vendosur që ta nisë 10 ditë para Ze Marias fazën përgatitore. Përgatitjet do të zhvillohen jashtë Shqipërisë. Është zgjedhur që faza përgatitore të zhvillohet në Ohër. Skuadra bardheblu do të qëndrojë nga data 5 deri më 15 korrik në Tiranë dhe pas kësaj date, ekipi do të zhvendoset në Ohër.

Gjatë ditëve të qëndrimit në Tiranë, pritet që grupi të plotësohet dhe më pas skuadra të zhvendoset jashtë Shqipërisë. Aktualisht te Tirana janë afruar 3 lojtarë dhe janë larguar pesë futbollistë. Në ditët në vazhdim do të qartësohet se cilët janë lojtarët e tjerë që mund të largohen nga bardheblutë.

Related posts

Fernando Alonso rikthehet te fitorja, triumfon në garën e Spa

Sadik.Autor

Allegri “PËRKËDHEL” yjet e tij: Ekipi është në rregull, Ronaldo me Mandzukic kuptohen shumë mirë

Isa.Autor

SHKËLQEU NË SEZONIN E FUNDIT ME MILAN/ Tiemoue Bakayoko transferohet në Turqi tek klubi…

Delo.autor

Leave a Comment