Futboll Kategoria Superiore Sport

“KARIKON” KUKËSIN PËR EUROPA LEAGUE/ Trajneri Gjoka: Nuk ecim me përqindje, por me…

Kukësi zhvilloi pasditen e sotme një ndeshje miqësore me Laçin, kundërshtar me të cilin u përballën edhe pak ditë më parë.

Megjithatë, ndryshe nga sfida e parë ku verilindorët pësuan disfatë, këtë herë nënkampionët e Shqipërisë barazuan me rezultatin 1-1.

Pas ndeshjes, tekniku Ernest Gjoka u shpreh se në këtë ndeshje aktivizoi bazën e ekipit, por sërish ka nevojë për ndërhyrje në merkato.

“Sigurisht që skuadra në përbërje ka këto lojtarë. Nga këto lojtarë që kemi, të gjithë janë në gjendje të mirë fizike. Sot luajtën ata që janë baza e ekipit dhe që do të luajnë pas 10 ditësh, por në rast se dikush që nuk luajti do të ketë përmirësime fizike dhe në cilësi, pse jo do aktivizohet. Por baza e ekipit mbetet kjo”.

Sakaq, trajneri beson që me urinë dhe shpirtin e garës, skuadra do ta kalojë me sukses sfidën ndaj Debrecenit në Europa League.

“Po e studiojmë kundërshtarin, kemi filluar dhe me video-analizë. Gradualisht, skuadra ka filluar ta njohë kundërshtarin, Debrecenin, elementet e fortë të tij, pikat e dobëta. Skuadra po përshtatet mjaft mirë në raport me kundërshtarin. Nuk ecim me përqindje, por me shpirtin e garës, me urinë që ka skuadra. Nëse ne do i kemi këto virtyte dhe të japim maksimumin, jam i bindur se do e kalojmë Debrecenin”, trajneri Gjoka.

Related posts

“BOMBERAT” E KLUBEVE/ Njihuni me “goleadorët” më të mirë për vitin 2018 në Champions, ja kush mungojnë…

Delo.autor

ZBULOHET NJË PRAPASKENË/ Mbappe nuk është i bindur nga Real Madrid për “faj” të… Ancelotti-t

Delo.autor

DRIDHET INTERI/ Gjigantët e Premier Ligës nisin nga puna për titullarin e zikaltërve

F.autor

Leave a Comment