Futboll Premier League Sport

Liverpool hap bisedimet për të nënshkruar me Xherdan Shaqirin

Liverpooli shpreson të përfundojë një marrëveshje për Xherdan Shaqirin, lojtarin e Stoke City, këtë muaj, njofton sot “Goal.com”. Jurgen Klopp e ka identifikuar shqiptarin e Zvicrës si një ndërkombëtar, i cili mund të mbështesë opsionet e tij sulmuese, ndërsa prania e një klauzole lirimi në kontratën 26-vjeçarit e bën marrëveshjen tërheqëse në aspektin financiar.

Shaqiri do të jetë në dispozicion për rreth 13 milionë paundë, pas largimit të skuadrës së tij nga Premier League. Vetë ish-lojtari i Bayern Munich është i prirur për një lëvizje në “Anfield”. Shaqiri ka folur publikisht mbi dëshirën e tij për të qëndruar në Angli, teksa bisedimet midis Liverpool, Stoke dhe përfaqësuesve të lojtarit janë duke u zhvilluar.

Klopp tashmë ka shtuar dy lojtarë, Naby Keita dhe Fabinho, në skuadrën e tij këtë verë, por është i vetëdijshëm për nevojën e përforcimeve të mëtejshme, nëse klubi i tij do të mbyllë hendekun ndaj kampionëve të Manchester City dhe të mbetet konkurrues edhe në Ligën e Kampionëve.

Shaqiri nuk do të shihet si dikushi, që do të hyjë dhe t’i fillojë lojërat menjëherë, si titullar, edhe pse Klopp vlerëson rëndësinë e thellësisë në pozicionet e tij sulmuese. Shaqiri shënoi tetë herë për Stoke sezonin e kaluar dhe ka bërë 92 paraqitje në total për këtë skuadër, që kur u bashkua nga Interi, në vitin 2015.

Related posts

VAZHDON I PAMPOSHTUR/ Florian Marku ngjit shkallë të tjera në renditjen botërore pas suksesit të radhës

Delo.autor

PSG-MANCHESTER UNITED/ Fernandes humb penallti, gjyqtari e kthen dhe i jep shansin e dytë (VIDEO)

Delo.autor

VAZHDON ECURINË E TIJ TË FRIKSHME NË “UFC”/ Adesanya FITON titullin KAMPION me një “KO” të dhunshëm

Delo.autor

Leave a Comment