Oskar Tabarez është një nga trajnerët më jetëgjatë në historinë e futbollit. Tekniku drejton Uruguajin prej vitit 2006, teksa në 13 vite e ka udhëhequr Kombëtaren në 199 ndeshje. Por, historia e Tabarez nuk fillon në 2006, pasi më parë ka marrë drejtimin e Kombëtares në vitin 1998, megjithatë ajo eksperiencë zgjati për vetëm një vit.
Mbrëmjen e sotme, tekniku është ulur në stolin e Uruguajit për herë të 200. Një rekord absolut, i cili nuk është arritur më parë nga asnjë tjetër. Tabarez, i cili gjatë aventurës me Uruguajin ka pasur edhe probleme shëndetësore, asnjëherë nuk është dorëzuar dhe i ka qëndrua besnik Kombit të tij. Tabarez, i cili është në moshën 72-vjeçare, në 199 ndeshje, pa llogaritur takimin e sotëm ka një bilanc pozitiv.
Teksa ka koleksionuar 98 fitore, 48 barazime dhe 53 disfata. Sakaq, e ka drejtuar Uruguajin në 20 ndeshje të Kupës së Botës, 60 ndeshje eliminatore të Kupës së Botës, 29 herë në Kupën e Amerikës, 5 ndeshje të Kupës së Konfederatave dhe 85 takime miqësore.