Futboll Seria A Sport

Nainggolan u tregon tifozëve të Romës klubin e tij të ri

Kalimi i Radja Nainggolan te Interi është vetëm çështje ditësh. Pretendohet se mesfushori belg u tha tifozëve të Romës se do ta shohin në Milano në sezonin e ri, pasi vizitoi sot Trigoria. Ylli i Belgjikës, që çuditërisht u la jashtë Kupës së Botës nga trajneri Martinez ka qenë i lidhur ngushtë me një lëvizje te zikaltrit në kohët e fundit, ku do të bashkohej me ish-trajnerin e Romës, Luciano Spalletti.

Sot ai ishte në qendrën e stërvitjes të verdhekuqve në Trigoria, por ai u largua para se të mbërrinte trajneri Eusebio Di Francesco, i cili në fillim të kësaj jave nënshkroi një kontratë të re afatgjate. Ky veprim i Nainggolan, tregon se transferimi te Interi është një çështje e mbyllur. Sipas “Calciomercato.com”, mesfushori belg shkoi për drekë në një restorant aty pranë, ku ai foli me disa tifozë. Mësohet se ai u tha mbështetësve të Romës se do ta shohin në Milano, duke treguar se lëvizja e tij në Inter është af

Drejtuesit e Interit, pritet të paguajnë rreth 20 milionë euro, si dhe të ofrojnë deri në tre lojtarë në këmbim për të siguruar shërbimet e mesfushorit 30 vjeçar. Dëshira e belgut ishte të qëndronte në “Olympico”, por kur kuptoi planin e drejtuesve të Romës për ta shitur ai vendosi të pranojë ofertën e Interit. Tani ‘Ninja’ po kërkon numrin që do të mbajë në fanellë. Preferenca e tij është numri 4, por ai është tërhequr në nder të legjendës Zanetti dhe opsioni tjetër është numri 44, por edhe ai mbahet nga Perisic dhe duket e vështirë që kroati t’i japë fanellën Nainggolan. 30-vjeçari ka tërhequr interesin e disa klubeve, veçanërisht të Chelsea-t, por e ardhmja e tij duket në Milano me fanellën e Interit. Ai është ambientuar mjaft mirë në Serie A dhe me jetën në Itali, ndaj nuk e mendon largimin në Premier League.

Related posts

SONDAZHI SURPRIZUES/ 77% e francezëve duan ende Deschamps trajner të “Gjelave”

Delo.autor

REGRESI/ Drogba shpjegon DËSHTIMIN e skuadrave AFRIKANE në Botërorin “Rusi 2018”

Isa.Autor

PARA NDESHJES ME MOLDAVINË/ Presidenti Duka: Tifozët duhet ta mbështesin Kombëtaren

Delo.autor

Leave a Comment