Futboll Seria A Sport

ËSHTË ZYRTARE/ Agjenti i Lazaros konfirmon lëvizjen nga Gjermania drejt Inter, ja përfitimet

Të hënën në mëngjes Valentino Lazaro do t’iu nënshtrohet vizitave mjekësore tek Interi.

Lajmi është konfirmuar nga agjenti i mesfushori të njohur, ndërsa Herta e Berlinit për të shitur kartonin e Lazaros ka përfituar 22 milionë euro.

Duke folur jashtë hotelit, ku u sistemua mbrëmë Lazaro, në qytetin italian, agjenti Federico Pastorello tha për “TuttoMercatoËeb”: “Ai është shumë i lumtur, i nevojitet pushimi tani, pasi vizitat mjekësore janë caktuar për nesër (të hënën) në mëngjes”.

23-vjeçari, i cili ka kontribuar direkt në 16 gola, në dy sezonet e fundit të Bundesligës, arriti në Milano të dielën, për ta përfunduar transferimin.

Austriaku kaloi pesë vite në ekipin e parë të Salzburgut, përpara se të kalonte te Hertha Berlin në vitin 2017.

Kujtojmë që ditën e sotme Interi zyrtarizoi transferimin e Godin nga Atletico Madrid me parametra zero.

Related posts

Bolt në provë te Borussia Dortmund, por ëndërron Manchester United

Q.Autor

Përgjaket ndeshja Roma-CSKA Moskë, 5 tifozë në GJENDJE TË RËNDË (VIDEO)

Isa.Autor

“MASKARADË!” Dinamo dënon gjykimin e ndeshjes: U kursyen kartonat për ndërhyrjet e rënda!

Delo.autor

Leave a Comment