Bayern Munich ka blerë zyrtarisht talentin e Zelandës së re, Sarpreet Singh.
20-vjeçari ka nënshkruar kontratë 3-vjeçare me kampionët e Gjermanisë, por fillimisht do të luajë për ekipin e dytë për të rritur nivelin.
Sigh zhvilloi 26 paraqitje me fanellën e Wellington Phoenix e cila militon në A-League këtë sezon.
Mesfushori sulmues kontribuoi me nëntë gola dhe tetë asiste në 40 paraqitje në të gjitha garat për Wellington.