Boks Sport

HISTORIKE PËR BOKSIN SHQIPTAR/ Jurgen Uldedaj shpallet kampion bote

Boksieri shqiptar, Jurgen Uldedaj ka triumfuar ndaj kamerunasit Rolly Lambert Fogoum dhe është shpallur kampion bote, duke fituar titullin IBO (International Boxing Organization).

Ndeshja u zhvillua në “O₂ Arena” të Londrës dhe përfundoi me fitoren e shqiptarit pas një përballjeje të fortë me shumë intensitet. Me këtë sukses, Uldedaj bëhet boksieri i parë shqiptar që arrin të fitojë një titull botëror.

Aktualisht, ai regjistron 21 fitore në total, mes tyre 12 të arritura me nokaut. Në të kaluarën, Uldedaj ka fituar disa tituj prestigjiozë si “WBO Youth”, “WBC Youth”, “IBF International”, “WBA Inter-Continental” dhe “IBO Mediterranean”.

Edhe pse ushtron aktivitetin sportiv midis Gjermanisë dhe Anglisë, ai vazhdon të përfaqësojë Shqipërinë në arenat më të rëndësishme të boksit botëror.

Related posts

“GIGS ËSHTË I VARUR NGA SEKSI”/ Akuza e vëllait të ish-lojtarit të Manchester United pas tradhëtisë me gruan e tij

Delo.autor

I TRANSFERUAR NË VERË TEK BRESCIA/ Balotelli “kërcënon” kampionët e Italisë: Peshoj sa në kohën kur isha 20 vjeç

Delo.autor

MUNGON NË GRUMBULLIN E KOMBËTARES/ Mërgim Mavraj ndryshon paraqitjen, shikoni si duket 33-vjeçari (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment