Futboll Sport

JOAO FELIX NJË HAP LARG KLUBIT TË RI/ Super talenti nuk del as në stërvitje me Benfica, ja shkaku

Benfika ka nisur sot përgatitjet për sezonin e ardhshëm ku do të synojë titullin kampion në Portugali si edhe një ecuri të suksesshme në Europë. Portugezët do të duhet të bëjnë pa yllin e skuadrës, Zhoao Feliks që duket se është shumë pranë largimit për në Spanjë.

Pak ditë më parë u raportua se Feliks ka gjetur akordin me Benfikën dhe se shumë shpejt do të zyrtarizohet, madje u raportua se talenti portugez kishte shkuar edhe në drejtim të Portugalisë. Deri më tani, Atletiko nuk ka konfirmuar ende asgjë në lidhje me talentin portugez.

Ditën e sotme, Benfika ka dalë në stërvitje dhe pjesë e grupit nuk ishte sulmuesi. Pritet që ditët në vijim të qartësohet e ardhmja e tij ku me shumë gjasa do të zyrtarizohet te Atletiko, ose në të kundërt do të rikthehet te Benfika dhe do të kryejë vizitat mjekësore me Benfikën për sezonin e ardhshëm.

Related posts

Interi shënon ndaj Veronës, Icardi nuk di të ndalet

Sadik.Autor

Skënderbeu-Laçi/ Nis pjesa e dytë, 45 minuta vetëm për fitoren

Sadik.Autor

“ATLETI MË I MIRË I VITIT 2021″/ IAAF shpall 10 finalistët, mungon kampioni olimpik i 100 metrave

Delo.autor

Leave a Comment