Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

PAS 7 VITESH E GJYSMË ME KLUBIN GREK/ Andi Lila largohet nga PAS Giannina, ja destinacioni i ri

Andi Lila është një lojtar i lirë në treg. Pas 7 vitesh e gjysmë, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, i cili mund të përshtatet më së miri edhe në mesfushë, është larguar nga PAS Giannina, pasi klubi grek nuk i ka rinovuar kontratën.

33-vjeçari i cili i ka qëndruar besnik skuadrës së Superligës greke gjatë gjithë këtyre viteve, tashmë është detyruar të zgjedhë një destinacion të ri për të vijuar karrierën.

Kategoria Superiore është një mundësi e mirë për Lilën, i cili mund të vendosë të rikthehet te skuadra e tij, Tirana, pasi nuk e ka fshehur asnjëherë dashurinë për ngjyrat bardheblu.

Lajmin për largimin e Lilës e ka bërë publik vetë klubi i PAS Gianninës në faqen zyrtare, me klubin helen që e ka falenderuar futbollistin shqiptar për profesionalizmin dhe kontributin e dhënë gjatë këtyre viteve, duke i uruar suksese në karrierë.

Me PAS Gianninën, Andi Lila ka zhvilluar në total 158 ndeshje duke shënuar dhe 8 gola, ndërkohë që u largua për një periudhë të shkurtër në gjysmën e dytë të sezonit 2014-2015 për të provuar një eksperiencë në Serie A me Parmën, dhe për t’u rikthyer sërish më pas te PAS Giannina.

Related posts

E PAPRITUR/ Panik tek skuadra e njohur, trajneri dyshohet të ketë infeksion respirator

Delo.autor

ALARM TE REALI/ Joviç tregon golat e tij në rrjetet sociale. Benzema pa shënjestër

Delo.autor

E gjithë Roma në alarm, masa të jashtëzakonshme ndaj Liverpoolit

Sadik.Autor

Leave a Comment