Futboll Sport

SPEKULIMET PËR KALIMIN E YLLIT BRAZILIAN TEK BARCELONA/ Presidenti i La Ligas: Do të preferoja që Nejmar…

Një nga emrat më të nxehtë në listën e merkatos, është një kalim i mundshëm i Nejmarit te Barcelona. Dëshira e palëve ekziston megjithatë, PSG do të thotë fjalën e fundit dhe nuk pritet të jetë e lehtë për të lejuar largimin.

Në lidhje me këtë çështje ka folur vetë presidenti i La Ligas, Havier Tabarez i cili shprehet se shpreson që Nejmari të mos vijë pasi nj futbollist i tillë, do të prishte imazhin e kampionatit.

Ai pranoi se dëshira e futbollistëve është të luajnë në Spanjë por Nejmar ka pasur sjellje të keqe.

“Unë do të preferoja që Nejmar të mos kthehet.

Të gjithë i duam lojtarët e mëdhenj në kampionatin tonë, por jo në këtë rast. Ai kishte sjelle të keqe dhe në fund do të flitet se çfarë bëri apo nuk bëri.

Kemi punuar shumë për të pasur një imazh të mirë dhe nuk duam që me ardhjen e Nejmarit, ky imazh të prishet”, u shpreh Tabarez.

Related posts

PAS MUNGESËS SË NEYMAR/ Tuchel merr lajmin e mirë para sfidës në Champions, ja kush i bashkohet ekipit

Delo.autor

SFIDA ELIMINATORE “EURO 2020″/ Franca 1 miliardëshe përballë Kombëtares modeste

Delo.autor

SHORTI I EUROPA LEAGUE/ Përballjet: Interi me fat, Chelsea peshkon…

Isa.Autor

Leave a Comment