Futboll Sport

SFIDA ELIMINATORE “EURO 2020″/ Franca 1 miliardëshe përballë Kombëtares modeste

Rreth 1 miliardë Euro, diçka më shumë ose diçka më pak. Skuadra e Francës vlen maksimalisht sa 1/5 e buxhetit vjetor të Shqipërisë.

Kampionët e dyfishtë të botës dhe mbajtësit në fuqi të trofeut të artë që e morën në dorëzim në Moskë, kanë në përbërje një skuadër të frikshme, pavarësisht mungesave të Mbappe, Pogba apo Laporte e Lacazette.

Trajneri Didier Deschamps ka bashkuar me skuadrën e tij 9 elementë të rinj që pas triumfit në Rusi dhe mund të thuhet me plot gojën se ka në dispozicion skuadrën kombëtare më të kompletuar në planet.

Futbolli francez po përjeton një periudhë të artë dhe dhimbjet e kokës për timonierin me siguri janë të mëdha duke ditur zgjedhjet që duhet të bëjë pasi edhe zgjedhjet e dyta apo të treta të Francës me siguri mund të formojnë skuadra konkurruese në çdo nivel.

Lojtari më i shtrenjtë i Francës që do të sfidojë Shqipërinë në stadiumin 70 mijë vendësh “Saint Denis” është sigurisht ylli i Barcelonës Antoine Griezmann, por kujdes mbrojtja pason me tre emra 70 milionë si Varane, Hernandez apo Lenglet.

Për të bërë një krahasim të thjeshtë, lojtari më i lirë i Francës është mbrojtësi 24-vjecar Leo Dubois, kartoni i të cili shkon deri në 15 milionë, aq sa ndoshta vlen lojtari më i shtrenjtë i skuadrës së Edi Rejas, Elseid Hysaj.

Sipas transfermarkt, e gjithë Kombëtarja Shqiptare vërtitet diku tek rreth 50 milionë euro dhe pjesën dërmuese e parashikon kartoni i Strakoshës dhe Hysajt, ndërsa pjesa tjetër e skuadrës nuk mund ta krahasohet në asnjë shifër me rivalët blu.

Diferenca të frikshme në letër, por futbolli i vërtetë luhet në fushën e lojës, aty ku milionat shpesh herë zhvlerësohen.

Shqipëria duhet ta përforcojë rregullin e pashkruar pasi topi vazhdon të mbetet i rrumbullakët.

Related posts

QEVERIA ITALIANE LIRON MASAT PËR TIFOZËT/ Derbi Inter-Milan pritet të dhurojë spektakël në tribuna

Delo.autor

ATLETICO-BARCELONA/ Joao Felix sfidë “mbretit” Messi, do t’i rrëmbejë fronin

Delo.autor

“MOSHËN TIME E TREGOJ ME… GOLA”/ Sulmuesi Dzeko injoron Juventus: S’është më e pathyeshme

Delo.autor

Leave a Comment