Futboll Sport

“SUPERCLASICO” NË COPA AMERICA/ Përballja gjysmëfinale mes Brazilit dhe Argjentinës, pritet një sfidë “gladiatorësh”

Në orët e para të mëngjesit të së mërkurës luhet gjysmëfinalja në Kupën e Amerikës ndërmjet Brazilit dhe Argjentinës.

“Superclasico” ka shijen e finales, sepse qartësisht kush triumfon sot do të jetë favoriti i madh për të fituar turneun më të madh në Amerikën e Jugut.

Brazili niset favorit sot, për shumë arsye, por mbi të gjitha për faktin se luan në shtëpi, ndërsa nuk ka pësuar ende gol në Copa America këtë verë. Në krahun tjetër, Argjentina shpreson të vijojë rritjen e vënë re në ndeshjet e fundit dhe lutet që Leo Messi më në fund të shpërthejë me kombëtaren, sepse deri tani nuk ka qenë ai i Barcelonës.

Dueli do të startojë në orën 02:30 me orën lokale të Shqipërisë.

Related posts

PAS FITORES NDAJ TIRANËS/ Prenga: Kam stërvitur mesfushorin e Interit, te Laçi kam motivim të dyfishtë

Isa.Autor

LIVE/ Starton sfida Milan-Fiorentina

Delo.autor

SERIE A RREZIKON TË SHTYHET SËRISH/ Parma-Spal, nuk fillon ndeshja dhe lojtarët kthehen në…

Delo.autor

Leave a Comment