Futboll Premier League

Manchester United kërkon shërbimet e Saul, Atletico i tregon shifrën ‘stratosferike’

Manchester United po shënjestron blerjen e mesfushorit Saul Niguez nga Atletico Madrid. Vetë futbollisti e ka pritur me kënaqësi interesimin e “djajve”, teksa Mourinho e sheh si njeriun e duhur për të përforcuar mesfushën. Spanjolli ka një klauzolë prej 140 milionë eurosh për prishjen e kontratës me skuadrën e Simeone dhe faktikisht Manchester United do të përballet me një konkurrencë të fortë për të marrë shërbimet e tij, pasi shumë skuadra europiane, përfshi edhe ato angleze kanë nisur të interesohen për lojtarin, që tanimë është edhe pjesë e kombëtares spanjolle.

Atletico Madrid e Madrid e konsideron Saul si një futbollist shumë të rëndësishëm dhe nuk ka ndërmend të privohet nga futbollisti, gjithmonë nëse nuk paguhet klauzola. Strategjia e merkato së ardhshme e Manchester United do të jetë ajo e ngjashme me PSG, duke investuar gjithçka në blerjen e futbollistit dhe kjo nuk e përjashton mundësinë që të paguajnë shumë rekord 140 milionë euro për Saul. Ai do të zëvendësonte bashkatdhetarin Ander Herrera, gjithnjë e më larg nga “Old Trafford”.

Related posts

E ARDHMJA E CR7 NË DYSHIME/ Menaxheri Mendes zbulon planet e “Jashtëtokësorit” të Juventus

Delo.autor

ISHTE KUSHTI I SIMEONES/ Atletico Madridi rinovon me portierin Oblak, ja përfitimet e çmendura

Delo.autor

FIFA shpall lojtarin më të mirë të finales. Ja kush shpërblehet

Isa.Autor

Leave a Comment