Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

“E TURPSHME QË E MBYLLËM KËSHTU”/ Përgatitet për një aventurë të re, mbrojtësi i Kombëtares gati të ndryshojë ekip

Mbrojtësi i Kombëtares, Ivan Balliu po përgatitet për një aventurë të re, pasi kontrata me Almerian i përfundon më 30 qershor.

Klubi spanjoll nuk ia doli të sigurojë ngjitjen në La Liga, teksa janë mposhtur në “Play-Off”, nga Girona, me këta të fundit që ngjiten në elitën e futbollit spanjoll.

Kjo humbje nuk ka lënë një shije të mirë te Balliu, i cili nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, i kërkon falje tifozëve, teksa shkruan se është një turp që sezoni të mbyllet kështu.

“Faleminderit tifozëve, ju jeni të parët. Një turp që e mbyllëm kështu sezonin.”, shkruan Balliu.

Lojtarit i përfundon kontrata në fund të muajit dhe sipas asaj që raportojnë mediat spanjolle ajo nuk do të rinovohet, me lojtarin që po përgatitet për një aventurë të re në një tjetër skuadër.

Related posts

REVOLUCION NGA THEMELET/ Xavi merr përforcimin e parë te Barcelona, por nuk është një lojtar

Delo.autor

Hernan Crespo: Nuk ka si ai në zonën e rreptësisë, por injorohet nga Argjentina sepse nuk është miku i Messi-t”

Sadik.Autor

HISTORIA THËRRET GJIMSHITIN/ Më shumë ndeshje se legjenda e Atalantës

F.autor

Leave a Comment