Gossip

E RRAHU AQ SHUMË SA GATI I THEU DUART/ Pamela Anderson akuzon për dhunë Adil Ramin (FOTO+VIDEO)

Pas ndarjes me futbollistin e njohur, Adil Rami, Pamela Anderson vijon me akuzat kundër tij. Së fundmi, aktorja e famshme ka treguar me fakte të gjitha gjërat që ka thënë në lidhje me të pak ditë më parë.

52-vjeçarja ka publikuar një video ku zbulon se po kuron duart, të cilat sipas saj, ia ka lënduar pikërisht Adil. Ajo ka shtuar se ka qenë dhuna fizike që e ka dërguar në këtë pikë sa pësoi krisje dhe dhimbje të duarve.

Pamela gjithashtu ka treguar se asaj iu deshën plot 6 muaj kujdes shëndetësor, pasi fillimisht nuk vendosi që t’u tregonte mjekëve arsyen e vërtetë që e çuan në atë gjendje. Madje i thoshte se dyshonte që kishte artrit.

Lidhur me këto akuza për dhunë ka reaguar menjëherë 33-vjeçari, i cili i ka mohuar kategorisht.

“Këto akuza të dhunës janë krejtësisht të rreme. Ata që më njohin e dinë se kush jam dhe vlerat e mia. Ata e dinë se është e pamundur një gjë e tillë dhe nuk mundem. Ajo e di se përkushtimi im për kauzën e dhunës kundër grave është diçka me të vërtetë e rëndësishme për mua”, ka shkruar Adil në profilin e tij në “Instagram”.

Related posts

NJIHET PËR POZAT E SAJ PROVOKUESE/ Wanda Nara nuk i reziston dot temperaturave të larta (FOTO)

Delo.autor

KONTRATA PARAMARTESORE E RONALDOS DHE GEORGINËS/ Në rast divorci ajo përfiton rezidencën në Madrid dhe mijëra euro në muaj

F.autor

JOSHËSE DHE BOMBASTIKE/ Sonia “mahnitëse” në brigjet spanjolle (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment