Futboll Seria A Sport

NUK BËN PJESË NË PLANET E CONTES/ Ja arsyet që e “çojnë” Icardin tek Juventus

Mauro Icardi nuk bën pjesë në planet e Interit për sezonin e ardhshëm dhe kjo është e konfirmuar tashmë, por disa koincidenca të dy ditëve të fundit, kanë bërë mediat në Itali që të dyshojnë se po punohet për një transferim të tij te Juventusi.

Kjo pasi ditën e djeshme, drejtori sportiv i bardhezinjve, Fabio Paratici, udhëtoi në Ibiza për të qëndruar vetëm një natë, ndërsa në qytetin e famshëm spanjoll ishin edhe çifti Wanda Nara-Mauro Icardi.

Gjatë ditës së sotme, bashkëshortja-menaxhere e sulmuesit argjentinas njoftoi në rrjetet sociale se po kthehet në Milano, ku do të qëndrojë vetëm 6 orë dhe më pas do të niset për në Sardegna për të vijuar pushimet.

Megjithatë gjatë këtyre 6 orëve qëndrim në Milano të çiftit Icardi, në qytet ka qenë sërish edhe Paratici, i angazhuar me disa operacione merkatoje.

Momentalisht nuk ka konfirmime për takime mes palëve, por situata të bën të mendosh se diçka ka filluar të lëvizë.

Në stolin e Juventusit është ulur Maurizio Sarri, i cili nuk e ka fshehur asnjëherë simpatinë për Icardin dhe e ka kërkuar edhe më herët te Napoli, ndërsa edhe drejtuesit e klubit bardhezi kanë simpati për sulmuesin argjentinas dhe e kanë kërkuar gjatë verës së kaluar.

Nga ana tjetër, në Milano duan të lirohen sa më shpejt nga ish-kapiteni, i cili nuk bën më pjesë në planet e Antonio Contes, ndaj drejtuesit e Interit po mundohen të gjejnë një destinacion të pranueshëm si për Icardin, ashtu edhe për klubin.

Related posts

Ylli i Man United: S’jam bandit, thjesht përpiqem ta bëj punën time

Q.Autor

MOTO GP/ Rossi braktis motorët për makinat: Aty shoh të ardhmen time

Delo.autor

Eliminimi nga Kupa e Botës, Papa “ngushëllon” tifozët brazilianë

Isa.Autor

Leave a Comment