Futboll Sport

GJYSMËFINALJA E DYTË COPA AMERICA/ Përballja me Kilit dhe Perusë, pritet një sfidë e “egër” për biletën e finales

Brazil-Argjentinë i lë vendin, gjysmëfinales së dytë të Copa America asaj mes Kilit dhe Perusë që do të përcaktojë edhe skuadrën që do të sfidojë Seleçaon në finalen e madhe të 7 korrikut. Kampionët e dy edicioneve të fundit janë favoritë për të prekur finalen e tretë rradhazi, por në asnjë mënyrë nuk duhet të nënvlerësojnë Perunë pasi mund ta pësojnë si Uruguai që edhe pse ishte favorit për t’i shkuar deri në fund turneut u eliminua nga Guerrero me shokë në çerekfinale pas goditjes së penalltive.

Të dyja skuadrat kanë një brez lojtarësh të plakur por edhe me shumë eksperiencë të cilët këtë Copa America e kanë mundësitë e tyre të fundit për të fituar një trofe të rëndësishëm me kombëtaren. Nga njëra anë janë Medel-Isla-Vidal e Sanchez ndërsa në krahun tjetër Guerrero dhe Farfan. E sigurtë është që të enjten në orën 2:30 me atë shqiptare në Arena do Gremio në Porto Alegre parashikohet një sfidë shumë e luftuar dhe një rivalitet të egër pasi si Kili ashtu edhe Peruja ëndërrojnë finalen. Ashtu si Brazil-Argjentinë edhe gjysëmfinalen e dytë të Copa America 2019-të, keni mundësi ta ndiqni live në ekranin e Supersport.

Related posts

DY KATASTROFA PËR ROMËN/ Ende s’keni parë këtë lloj auto goli (VIDEO)

Delo.autor

BINDI NË BOTËROR/ Arsenal është një hap larg portierit të Zvicrës…

Isa.Autor

Klopp: “Ëndrra e Coutinhos ishte Barcelona, insistoi shumë që ta bëjë realitet”

Q.Autor

Leave a Comment