Futboll Kosova Shqipëri Sport

PËSOI NJË DËMTIM TË RREZIKSHËM/ Mjeku tregon gjendjen e futbollistes Kosovare Asllani

Kosovare Asllani pësoi një lëndim në fund të ndeshjes gjysmëfinale të Kupës së Botës më femra ku Suedia u mposht nga Holanda.

Pas një përplasje të rrezikshme sulmuesja shqiptare u detyrua të largohet nga fusha me barelë dhe me lot në sy.

Fatmirësisht pas kontrolleve mjekësore ka dalë që Kosovarja nuk ka ndonjë dëmtim serioz dhe do të jetë e gatshme për ndeshjen e vendit të tretë.

“Pas ndeshjes ne ishim në spital dhe e përformuar një CT dhe MRI. Rezultatet preliminare nuk tregojnë ndonjë shenjë të dëmtimeve serioze”, ka thënë mjeku i ekipit kombëtar, Houman Ebrahimi.

Më vonë ajo postoi edhe një fotografi në rrjetin social “Instagram”.

Related posts

Mandzukic: Mrekullitë ekzistojnë! Pas 30 sekondash kuptova që i shënova Anglisë

Isa.Autor

SERIE A/ Rafinha: Tifozët më kanë mahnitur, dua të rri te Interi

Sadik.Autor

FUTBOLLI SHQIPTAR NË ZI/ Vuante nga sëmundje e rëndë, ndërron jetë ish-arbitri shqiptar i UEFA-s… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment