Futboll Premier League Sport

ZYRTARIZOHET RIKTHIMI I LEGJENDËS/ Frank Lampard prezantohet trajner i ri i Chelseat: Jam krenar…

Frank Lampard është zyrtarizuar trajner i ri i Chelseas.

Klubi londinez ka zyrtarizuar rikthimin e legjendës, Lampard në “Stamford Bridge”, por kësaj radhe si trajner dhe jo si futbollist.

Ish-mesfushori i Anglisë ka nënshkruar kontratë 3-vjeçare me skuadrën e re, duke marrë vendin që la Sarri kur u largua te Juventusi.

“Unë jam jashtëzakonisht krenar që po kthehem në Chelsea si trajner në krye. Gjithkush e njeh dashurinë time për këtë klub dhe historinë që kemi ndarë, megjithatë, fokusi im i vetëm është në punën dhe përgatitjet për sezonin përpara. Unë jam këtu për të punuar shumë, për të sjellë sukses të mëtejshëm në klub dhe nuk mund të pres që të fillojmë“, ka thënë 41-vjeçari.

Prej 13 vitesh Lampard ka qenë pjesë e Chelseas duke u bërë edhe futbollisti me më shumë paraqitje për “blutë”.

Related posts

Njihuni me 10 golashënuesit më të mirë për 2018, ja kush mungojnë…

Delo.autor

16 VITE RIVAL I URRYER/ Pas atakut në zemër të Casillas, ja reagimi epik i Barcelonës (FOTO)

Delo.autor

Ndeshja ndalet në minutën e 13-të, 1 minutë heshtje dhe koreografi për Astorin

Q.Autor

Leave a Comment