Futboll Sport

Ylli i Holandës dhe Ajax magjeps Europën, menaxheri zbulon situatën

Menaxheri i mesfushorit të Ajax, Frenkie de Jong ka refuzuar që të zbulojë shanset që Manchester United të blejë yllin holandez. Referuar raportimet nga Holanda, United i është bashkuar garës me Real Madrid dhe Barcelonën, duke sfiduar spanjollët për të siguruar shërbimet e talentit holandez, që nga klubi i tij, Ajax është vlerësuar në shumën £71.5 milionë. Gazeta holandeze, “De Telegraaf” pretendon se United ka adresuar interesimin konkret te menaxheri Ii futbollistit, Ali Dursun, ndonëse ai nuk do të nisë negociatat, derisa Ajax ka sanksionuar shitjen. “Unë as nuk mund ta konfirmoj dhe as ta mohoj interesimin e United e Real Madrid. Duhet të pyesni Marc Overmars. Unë i adresoj tek ai të gjithë klubet që më kontaktojnë për Frenkie de Jong”.

Drejtori sportiv i Ajax, Overmars raportohet se po shpreson në një luftë ankandi mes PSG, Bayern Munich dhe Barcelonës, që gjithashtu shfaqin interes përkrah United dhe Real, për futbollisitn e talentuar holandez. Ajax nuk kishte asnjë qëllim të linte të lirë De Jong gjatë merkatos së verës, ose në janar, por është i gatshëm të shesë yllin e ekipit për një klub elitar në Europë, në fund të sezonit. De Jong është një futbollist jashtëzakonisht i kërkuar, për profilin e tij të tillë të aftë për të luajtur si në mesfushë, ashtu edhe në mbrojtje, ndonëse ka dominuar me aktivizimin në qendër të mesfushës gjatë këtij sezoni. De Jong ka siguruar një vend edhe në formacionin e përfaqësueses së Holandës, pas shkëlqimit me Ajax dhe mban rekordin për saktësinë më të madhe në pasime dhe numrin më të madh të pasimeve në 90 minuta, në raport me çdo futbollist tjetër të klubit të tij.

Related posts

KOMBËTARJA E FEMRAVE/ Sfidat e kualifikuesve të Botërorit, trajneri Grima zbulon listën kuqezi

F.autor

“EURO 2020″/ Sllovakia mposht me PËRMBYSJE Poloninë, bomberi Lewandowski në HIJE

Delo.autor

TRONDITET LUSHNJA/ Dy futbollistë me ‘COVID’ para Tomorit

Delo.autor

Leave a Comment