Futboll La Liga Sport

GODITJA E BARCELONËS NË MERKATO/ De Jong flet si katalanas: Me zor po pres të luaj…

Frenki De Jong ditën e premte, do të prezantohet zyrtarisht tek Barcelona.

Pas mbërritjes në Spanjë De Jong ka dhënë një intervistë për mediat spanjolle: “Jam shumë i lumtur që erdha këtu më në fund. Ëndrra ime e fëmijërisë ishte Barcelona, dhe e arrita këtë, sot u realizua me të vërtetë. Sigurisht më pëlqen shumë stili i lojës së Barcelonës. Ajaks dhe Barcelona kanë të njëjtën filozofi, kështu që unë mendoj se do te shijoj shumë futbollin këtu.

Mendoj se Barcelona dhe Holanda kanë një marrëdhënie shumë të fortë. Unë shpresoj të jem më i mirë sesa qe isha tek Ajaks.  Me të vërtetë mezi pres atë momentin qe te hedh hapat e para ne Kamp Nou. Jam i lumtur të jem në gjendje të luaj së bashku me Leo Messin, e kam ndjekur gjithmonë atë dhe tani do të jetë bashkë-lojtari im.”-u shpreh  22-vjeçari.

Mesfushori pas shkëlqimit me Ajaksin, tani do të nisë një aventurë të re, larg Holandës. Prezantimi i mesfushorit Holandez, do të ndodhë ditën e premte, në ambientet e stadiumit Kamp Nou.

Related posts

SHKËLQEN NË KAMPIONATIN KROAT/ Ish-futbollisti i Skënderbeut hero, 26-vjeçari realizon golin me Sibenik (VIDEO)

Delo.autor

PANIK NË KORÇË/ Lojtari i Skënderbeut përfundon pa ndjenja në spital

Isa.Autor

Levante po shkatërron Barcelonën, Enis Bardhi shënon gol të çmendur

Sadik.Autor

Leave a Comment