Futboll Seria A

Drejtori i Interit i sinqertë për Pastoren: Kemi bërë të pamundurën

Drejtori i Interit, Piero Ausilio, thotë se ai ka bërë të pamundurën për të transferuar Javier Pastoren nga PSG.

Nerazzurët kanë shpresuar të transferojnë Pastoren në huazim me opsion të blerjes, por agjenti i tij u largua nga Milano këtë pasdite.

“Ne kemi bërë çfarë kemi mundur”.

“Ne gjithmonë kemi qenë të sinqertë se nuk kanë qenë kushtet për ta sjellë Pastoren. Nuk ka pasur kurrë negociata të vërteta me PSG-në”.

“Interi mbetet konkurrues për Ligën e Kampionëve”, u shpreh Ausilio.

Interi ka transferuar kështu nga ky afat kalimtar mbrojtësin Lisandro Lopez dhe mesfushorin, Rafinha.

Ndërkaq, në ditën e fundit të afatit kalimtar u larguan Marcelo Brozovic dhe Yuto Nagatomo.

Related posts

REAL MADRID-ATHLETIC BILBAO/ Të dy ekipet do të masin forcat në përballjen e finales së Superkupës (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

SHPËRTHEJNË “KUQEZINJTË”/ Piatek dhe Kessie fundos Empolin në dy minuta (VIDEO)

Delo.autor

EFEKTI CR7, Juventusi klubi i tretë me popullaritet në Instagram

Delo.autor

Leave a Comment