Futboll Ligue 1 Sport

ZBULOHET PRAPASKENA E BUJSHME/ Sheiku “injoron” Barcelonën, ia ofroi Neymarin klubit gjigant…

Prapaskena të reja dalin nga një largim i mundshëm i Nejmar nga Parisi. Barcelona prej kohësh e kërkon që ta rikthejë brazilianin në ekip, por marrëdhëniet mes dy klubeve nuk janë të mira, dhe ende nuk është gjetur gjuha e përbashkët.

Por, “Marca” zbulon një të re për presidentin e PSG, Naser Al Kelaifi, i cili thuhet se e ka ofruar tek Reali i Madridit Nejmarin. Por, nga klubi “merengues” ka ardhur një përgjigje negative, teksa deri disa muaj më parë edhe mund ta kërkonin, ndërsa tashmë është shumë vonë, dhe tek Reali nuk e kanë më prioritet Nejmarin.

E ardhmja e Nejmar mbetet ende e paqartë, dhe duhet pritur për të parë klubin e ri të yllit brazilian, ose nëse do të vazhdojë të jetë pjesë e PSG.

Related posts

BIELSA MBETET “LOCO”/ Ja stili i pabesueshëm i jetës në Leeds

Delo.autor

Nga i papunë te finalja e Champions League

Sadik.Autor

ZYRTARE/ Realdo Fili surprizon me të ardhmen, ish-sulmuesi i Partizanit transferohet në… Ukrainë

F.autor

Leave a Comment