Futboll Premier League Sport

“YLLI” QË KUSHTON 80 MILIONË EURO/ Unai Emery synon të “rrëmbejë” talentin e Crystal Palace…

Është një nga më të spikaturit në Premier League dhe sezoni që lamë pas ka qenë mjaft i shkëlqyer për sulmuesin e Crystal Palace, Wilfried Zaha. Shumë skuadra evropiane e duan lojtarin ta kenë pjesë të tyre, por klubi nuk e lejon që ai të largohet poshtë 80 milion eurove.

Arsenali ofroi 40 milionë, që u hodhën menjëherë poshtë, ndërsa trajneri Unai Emery ka menduar një lëvizje tjetër. Të njëjtën shifër parash dhe njërin prej lojtarëve Carl Jenkinson, Calum Chambers dhe Mohamed Elneny.

Palace nuk dëshiron ta humbasë për pak “xhevahirin” e ekipit, ndërsa dëshira e futbollistit është të largohet “Selhurst Park”. Ai dëshiron të bëjë një tjetër hap në karrierën e tij, prandaj dhe mundësia e transferimit është reale.

Related posts

Në Meksikë është diçka normale/ FIFA e cilëson “homofobike” dhe nis procedim disiplinor

Sadik.Autor

PARTIZANI-BYLIS/ I mjaftojnë 4 minuta lojë, braziliani Melo zhbllokon sfidën (VIDEO)

Delo.autor

LEGJENDA E SPANJËS DHE BARCELONËS/ Iniesta: Shkaktari kryesor ishte Mourinho, marrëdhënie jo të mira

Isa.Autor

Leave a Comment