Futboll Shqipëri Sport

LIVE/ Laçi-Tirana: Rihapet takimi, bardheblutë ngushtojnë diferencën (VIDEO)

Është duke u luajtur në Kurbin, sfida mes vendasve të Laçit dhe Tiranës. Kjo përballje është e vlefshme për javën e 17-të të Kategorisë Superiore.

Te bardhezinjtë do të debutojë trajneri Besnik Prenga, i cili zëvendësoi pak ditë më parë trajnerin Migen Memelli. Laçi vjen në këtë ndeshje pas humbjes në transfertë ndaj Flamurtarit.

Laci

Foto: P.Pashollari

Ndërkohë nga ana tjetër, 24 herë kampionët e vendit, kërkojnë të vijojnë ecurinë pozitive pas triumfit 4-0 ndaj Kastriotit. Në 16 javë Laçi ka arritur të grumbullojë 26 pikë, ndërsa Tirana 12 më pak se kurbinasit.

Fangaj

Foto: P.Pashollari

Në 5 përballjet e fundit me njëra-tjetrën, 2 sfida janë fituar nga Laç, 1 nga Tirana dhe 2 janë mbyllur në barazim.

LIVE| LAÇI-TIRANA 2-1

Shtubina 14′ , Fangaj 25′ / Hasani 73

KOMENTI LIVE: 

73′ GOOOOL TIRANA 2-1. Rihapet takimi. Hasani ngushton diferencën e golave. Pas një insitimi të Ngosë nga e djathta, topi ka shkuar në qendër të zonës, atje ku Hasani, nuk ka falur, duke e shtyrë drejt rrjetës. 

71’ Shënon Greca, por goli anulohet për pozicion jashtë loje.

67’ Krosim në zonën e Tiranës dhe aty godet me kokë Gjoni, por topi shkon ngjitur me shtyllën.

66′ Pranë golit të tretë Laçi me Xhixhën, por gjuajtja e sulmuesit është ndalur nga portieri Abibi.

65’ Mema bën edhe lëvizjen e fundit, duke larguar Blazhevskin dhe vendin e tij e zë Halili.

58′ Tirana po i vjen rrotull golit. Ngo fut një top të rrezikshëm në zonë, por largojnë mbrojtësit kurbinas.

53′ Pranë golit Tirana, Gentjan Selmani, bën heroin, duke neutralizuar gjuajtjen e Grecës nga shumë pranë zonës.

49′ Zëvendësim te Laçi, largohet Berisha, në fushë Altiparmakovski.

46′ Starton pjesa e dytë. Doka dhe Karabeci mbeten në dhomat e zhveshjes, trajneri Mema hedh në lojë Kërçikun dhe Ngonë.

Ka përfunduar pjesa e parë, dominim absolut i vendasve. 

45′ Akordohen 2 minuta shtesë.

38’ Përplasje mes Karabecit dhe Shtubinës,  ky i fundit ka mbetur i dëmtuar dhe detyrohet të dalë jashtë vijave kufizuese për të marrë ndihmën mjekësore.

36’ Karton i verdhë për Sefgjinajn, i cil ishtyn kundërshtarin.

34′ I pafat Blazhevski, traversa i ka mohuar golin sulmuesit maqedonas.

30′ Tirana e pafuqishme për të reaguar. Edhe pse në avantazhin e dygolave, janë përsëri kurbinasit ata që sulmojnë.

25′ GOOOOOL LAÇI 2-0. Fangaj shënon një supergol. Pas një aksioni individual, futbollisti shkodran, është futur bukur brenda zonës, duke shmangur disa lojtarë bardheblu dhe me një goditje diagonale mposhti Abibin. 

24′ Blazhevski provon me një gjuajtje drejt portës, por kontrollon Selmani.

21′ Shtubina rrëzohet brenda zonës dhe pretendon për 11-metërsh, gjithçka e rregullt për gjyqtarin.

20′ Minuta pozitive për skuadrën e Laçit, që mban larg portës kundërshtarit dhe provon të shënojë golin e dytë me kombinimet nga krahët.

14′ GOOOOL LAÇI 1-0. Zhbllokohet sfida. Kurbinasit kalojnë në avantazh, me Ndriçim Shtubinën. Pas një rivënie anësore të nisur me shpejtësi, topi shkon te Xhixha, që jep një asist fantastik për Shtubinën, ky i fundit i harruar brenda zonës, ka goditur saktë me kokë, duke përshëndetur rrjetën. 

13′ Doka ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar.

10′ Eni Imami hedh një krosim të rrezikshëm në zonë, por nuk arrin ta devijoj asnjë prej futbollistëve.

7′ Redon Xhixha ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj kapitenit Karabeci.

bandicam 2018-12-15 14-08-15-770

5′ Mundësi e artë për Laçin, Redon Xhixha, provon me një roveshatë brenda zonës, por këmba e zgjatur e Turtullit shpëton bardheblutë nga pësimi i golit të parë. 

4′ Laçi e nis në sulm, Xhixha fiton goditjen e parë nga këndi, pas një mosmarrveshje të Asion Dajës.

1′ Ka nisur sfida në Laç.

Related posts

PO BËHET VIRALE/ Manolas acaron keq Suarezin, i kujton një moment të hidhur (VIDEO)

Delo.autor

CR7 I INFEKTUAR ME COVID-19/ Messi surprizon para duelit special në Champions: Shpresoj që Ronaldo të…

Delo.autor

“EURO 2020″/ E pabesueshme, shikoni si shtylla i mohon Xhakës super golin nga goditja e dënimit (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment