Futboll Premier League Sport

NË PRAG TË TURNEUT VEROR/ “Djajtë e Kuq” zbulojnë listën me lojtarët e grumbulluar, ja çfarë vihet re (FOTO)

Mançester Junajtid do të marrë pjesë në një turne miqësor këtë verë dhe do të udhëtojë në drejtim të Amerikës, ku në plan ka 5 ndeshje. Në prag të këtij turneu, klubi anglez ka zbuluar listën me futbollistët e grumbulluar dhe vihet re se pjesë e listës, janë edhe futbollistët të cilët po kërkohen me ngulm këtë merkato.

Juventusi ka hedhur sytë nga Pol Pogba dhe dëshira e këtij të fundit është të rikthehet aty ku shkëlqente dikur. Sakaq, edhe Reali është vënë pas francezit, megjithatë mesfushori shihet më pranë me Italinë. Gjithsesi, Junajtid duket se nuk ka në plan të lërë futbollistët jashtë deri në momentin kur të zyrtarizohet largimi.

E njëjta gjë ka ndodhur edhe Lukakun, që po kërkohet me ngul nga Interi. Sulmuesi belg është pjesë e listës së futbollistëve që do të marrin pjesë në turneun miqësor në Amerikë dhe duket se Interit tashmë i duhet të luftojë më shumë për shërbimet e tij.

Related posts

“US OPEN”/ Përcaktohen gjysmëfinalistët e parë për meshkuj dhe femra

Delo.autor

E PAPRITUR/ Shkaktoi RRËMUJËS pas finales, KHABIB rrezikon ta pësojë KEQ

Isa.Autor

SHORTI I ELIMINATORËVE TË 2020/ Panuçi: Do luftojmë me Islandën e Turqinë për vendin e 2

Isa.Autor

Leave a Comment