Futboll Sport

FINALJA E COPA AMERICA/ Brazili synon të përmbushë “profecinë” e Messit

Sonte në mbrëmje do të luhet finalja e madhe e Kupës së Amerikës, ku Brazili do të jetë përballë Perusë, një skuadër modeste kjo duke parë historinë që dy ekipet kanë. Brazili mund të konsiderohet me fat, pasi përballë ka një skuadër të cilën e ka si pre të preferuar dhe këtë e thotë historiku i përballjeve.

Dy skuadrat janë përballur për herë të fundit në fazën në grupe, aty ku Brazili arriti të fitonte me rezultatin 5-0, duke treguar tashmë se është një ndeshje e lehtë në tavolinë. Sakaq, ecuria e brazilianëve në këtë Kupë Amerike është e jashtëzakonshme pasi në 5 ndeshjet e luajtura, nuk kanë pësuar asnjë gol në lojë efektive (përjashtuar ndeshjen me Paraguain që përfundoi me penallti).

Për Perunë, kjo është finalja e parë që nga viti 1975, ndërkohë që ndaj Brazilit ka një ecuri të tmerrshme. Peruja ka fituar vetëm një takim në 19 të luajtur, duke u mundur 13 herë dhe 5 ndeshje janë mbyllur në barazim. Sakaq, Brazili sot syno fitoren për të shuar polemikat në lidhje me gjykimin e ndeshjes ndaj Argjentinës, ku pas saj Mesi u shpreh se po bëhet gjithçka që Brazili të fitojë trofeun.

Related posts

TRE FRANCEZË NË GARË PËR NJË VEND NË FUSHË/ Juventus kërkon për sezonin ardhshëm liderin…

Delo.autor

Zbulohet festimi i Ronaldo-s te goli i dytë, portugezi është i paparashikueshëm

Sadik.Autor

EKSPERTËT E HUAJ NISIN HETIMET PËR NDESHJEN BYLIS-TIRANA/ Komisioni i Etikës ka gati dosjen voluminoze, ja çfarë rrezikohet

Delo.autor

Leave a Comment