Futboll Seria A Sport

NË HAPAT E ISH-BASHKËSHORTES WANDA NARA/ Maxi Lopez: Do të jetoj në Milano, për…

Historinë mes Maksi Lopezit, Ikardit dhe Uanda Narës tashmë e dinë të gjithë, me ish-kapitenin e Interit që i mori bashkëshorten shokut të tij të fëmijërisë dhe me të cilën tashmë ka edhe fëmijë. Maksi Lopez provoi një aventurë të re te Vasko de Gama dhe tashmë do të rikthehet sërish në Itali.

Në një prononcim, për “Gazzetta dello Sport”, Maksi Lopez u shpreh se ka disa oferta nga Seria A italiane dhe se do t’i shqyrtojë. Ai foli edhe për të ardhmen pas futbollit duke u shprehur se ka dëshirë që të hyjë në rrugën e menaxhimit, ashtu si Uanda Nara.

“Kam biseduar me 2-3 klube nga Seria A, por ende nuk e kam vendosur. Një ditë do të jetoj në Milano, për këtë jam i bindur. Shkova te Vasko sepse kuptova se ishte koha për të bërë një ndryshim, pasi unë jam tip që më pëlqejnë sfidat. Kur të përfundoj karrierën si futbollist, do të bëhem menaxher”, u shpreh Lopez.

Related posts

DOLI VIDEO SKANDALI/ Malaga merr vendimin përfundimtar për trajnerin

Delo.autor

​PAS SHKARKIMIT TË MOURINHOS/ Rritet vlera e Manchester Unitedit nga…

Isa.Autor

“JUVENTUS NUK VDES KURRË”/ Pjanic “skanon” Serinë A: Në garën për titull është edhe…

Delo.autor

Leave a Comment